×
  • Sport
  • Sport

    Milan dhe Inter vazhdojnë me fitore, garë e ashpër për kreun e tabelës në Serie A

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 16:54

    Milani dhe Interi kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre të javës së 13-të në Serie A


    Rosonerët fituan me rezultat 2-0 në udhëtim te Sassuolo dhe kështu vazhdojnë të jenë lider në kampionatin italian, shkrun Reporteri.net

    Rafael Leao shënoi pas vetëm 6 sekondave lojë, duke shënuar një rekord për golin më të shpejtë në histori të Serie A. Golin tjetër për Milanin e realizoi Saelmaekers në minutën e 26-të.


    Për vendasit shënoi Berardi në fund të ndeshjes.

    Edhe Interi këtë xhiro ka shënuar fitore duke mposhtur Spezian me rezultat 2-1.

    Hakimi 51′ dhe Lukaku 71′ shënuan për fitoren e Nerazzurëve, derisa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Piccoli 94′.

    Pas xhiros së 13-të Milani vazhdon të jetë lider në Serie A me 31 pikë, një më shumë se Interi që ka 30 pikë, derisa Juve është i treti me 27 pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!