×
  • Sport
  • Sport

    Milan ofertë zyrtare Jasharit

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 13:53

    Ardon Jashari pritet të jetë goditja e merkatos së verës te Milani. Kuqezinjtë kanë shtuar interesin për futbollistin me origjinë shqiptare, duke depozituar edhe ofertë zyrtare.

    Igli Tare ka premtuar 30 milionë euro plus bonuse për 22-vjeçarin, por Club Brugge kërkon 40 milionë euro për talentin e kombëtares zviceriane.

    Marrëdhëniet mes klubeve kanë qënë interesante në merkato, pasi sezone më parë firmosën me Charles de Ketelaere, me belgët që nuk lëshuan terren, duke përfituar shifrat e kërkuara për kartonin e tij. Jashari ka shënuar 4 gola dhe dhënë 6 asiste në 52 ndeshjet e sezonit të shkuar në të gjitha garat.

    22-vjeçari është objektivi kryesor i merkatos së Milanit, teksa alternativë është edhe Javi Guerra i Valencias. Më tepër interes shihet edhe pista që i dërgon kuqezinjtë te Granit Xhaka.

    Milani pret momentin e duhur për të bërë lëvizje, me Taren që synon të bind 32-vjeçarin. Bayer Leverkusen pretendon të mbaj mesfushorin për të mos humbur cilësi, pas shitjeve të Frimpong, Tah dhe Wirtz.

    Situatë nga e cila, italianët kërkojnë të ndryshojnë jo pak në mesin e fushës. Shitja e Reijnders solli 57 milionë euro plus bonuse në arkat e klubit, teksa momentalisht baza e teknikut, Massimiliano Allegri do fokusohet te Fofana dhe Loftus-Cheek, ndërsa në Milano janë në pritje edhe të Luka Modric.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!