×
  • Sport
  • Sport

    Milan “shënjestron” yjet shqiptare

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 16:18

    Emërimi i Igli Tares te Milani ka bërë që në merkaton e kuqezinjve të përfliten edhe disa yje shqiptarë. Pas bisedave me trajnerin Allegri, drejtori sportiv vendosi që prioritet është përforcimi i mbrojtjes.

    Nëse Zinchenko kërkohet si pasardhës i Theo Hernandez, nevojitet një lojtar me eksperiencë edhe në qendër të mbrojtjes. Në listën e përforcimeve të mundshme janë Berat Gjimshiti dhe Niklas Sule i Dortmund. Kuqeziu e njeh Serie A, garanton eksperiencë dhe për më tepër çmim të përballueshëm, sepse ka vetëm një vit kontratë me Atalantën.

    Shqiptarët e tjerë në radarët e Milanit përveç Gjimshitit janë edhe sulmuesi Armando Broja dhe mesfushori Granit Xhaka. Broja duhet të gjejë një skuadër të re, sepse pas huazimit te Everton tashmë është jashtë planeve të Chelsea. 23-vjeçari shihet si alternativë shumë e mirë e Jimenez në sulmin e Milanit.

    Për mesfushën, Tare dhe Allegri janë dakord që Xhaka do të ishte një përforcim i shkëlqyer. Ylli i Bayer Leverkusen përfaqëson profil me eksperiencë dhe lidership, karakteristika që e bëjnë tejet të rëndësishëm për projektin e klubit.

    Për momentin janë vetëm zëra të merkatos, por te Milani mund të krijohet një koloni e vogël shqiptare./tvklan/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!