×
  • Sport
  • Sport

    Milan vihet pas futbollistit shqiptar

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 23:53

    Milani i ka filluar bisedimet me Atalantan për transferimin e mundshëm të mbrojtësit shqiptar Berat Gjimshiti, shkruan “Tuttosport”.


    Pasi Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio dhe Leo Duarte, nuk janë aktualisht në dispozicion, Milani po vepron për të përforcuar repartin defensiv.

    Aktualisht të gatshëm te Milani janë vetëm Matteo Gabbia dhe Simon Kjaer.

    Kështu që “rossonerët” po interesohen ta transferojnë Gjimshitin.

    Ajaxi po ashtu ka shprehur interesim për reprezentuesin e Shqipërisë.

    Vlera e tij sipas “Transfermarkt.de” është 15 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!