Milani e do mbrojtësin e Liverpoolit

Milano 03-08-2017 Stadio San Siro Giuseppe Meazza - Europa League Milan - Craiova foto Matteo Gribaudi/Image Sport/Insidefoto nella foto: coreografia tifosi Milan Supporters

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Liverpoolit, kroatin Dejan Lovren.


Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet italiane. Mësohet se Milani tashmë ka kontaktuar Liverpoolin për të pyetur për Lovrenin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 35 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

29-vjeçari, ka gjasa të mëdha të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere, pasi edicionin e fundit ka patur minutazhë të vogël.

Ai ka regjistruar vetëm 18 paraqitje në të gjitha ndeshjet te Liverpooli. Lovren është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2014 kur u transferua nga Southamptoni dhe deri më tani, ai ka regjistruar 170 paraqitje në të gjitha garat.Lovren ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2021.