Mbrojtësi i krahut i Barcelonës, Emerson, ka tërhequr interesimin e Milanit – raporton Calcio Mercato.
Rossonerët tashmë kanë kontaktuar me Balugranët në lidhje me disponueshmërinë e futbollistit 21 vjeçar.
Vlera e lojtarit besohet të jetë rreth 30 milionë euro dhe në rast të shitjes, Real Betisi do të përfitojë nëntë milionë euro nga kjo shumë, transmeton telegrafi.
Në janar të vitit 2019, Atletico Mineiro njoftoi se kishte arritur marrëveshje për shitjen e Emersonit te Barcelona për 12.7 milionë euro, ndërsa marrëveshja ishte arritur në bashkëpunim me Betisin, me ç’rast secili klub i ka paguar gjysmën e parave.
Ai u bë lojtar i Betisit në korrik të vitit 2019, ndërsa Blaugranët mund ta kthejnë deri në vitin 2021 për gjashtë milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.