×
  • Sport
  • Sport

    Milani me urim special për ditëlindjen e Ronaldinhos

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 14:02

    Ronaldinho feston ditëlindjen sot, teksa mbush 40 vjeç. Megjithatë duket se kjo është një nga ditëlindjet më të trishtuara për braziliani, pasi është i detyruar ta festojë atë në burg.


    Në 6 mars ish-sulmuesi brazilian u arrestua së bashku me vëllain e tij në Paraguai, për shkak se kishin përdorur identitet të rremë.

    Megjithatë urimet për Ronaldinhon në këtë 40 vjetor të tij nuk kanë munguar, teksa tërheq vëmendjen edhe urimi i Milanit. Kuqezinjtë në faqen zyrtare shkruajnë:

    “Kur ai luante, ju buzëqeshnit. Gëzuar ditëlindjen Ronaldinho”.

    Kujtojmë se braziliani luajti për 3 sezone me Milanin, ku u transferua në 2008-ën nga Barcelona dhe qëndroi deri në vitin 2011, për të kaluar më pas te Flamengo në Brazil.

    Megjithatë 3 vite mjaftuan që Ronaldinho të vjedhë zemrat e tifozëve të Milanit dhe të kthehet në një idhull për ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!