×
  • Sport
  • Sport

    Milani me zor ia del ndaj Bolognas

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 22:48

    Milan ka arritur që të fitoj ndeshjen ndaj Bolognas në mënyrë dramatike me rezultat 4-2 si mysafir, në duelin e xhiros së nëntë në Serie A.

    “Kuqezinjtë” ishin në avantazh prej dy golave pas pjesës së parë, me golat të cilat u realizuan nga Rafael Leao në minutën e 16-të, dhe Davide Calabria në minutën e 35-të, gjersa ishin më një futbollist më tepër që nga minuta e 20-të pasi mbrojtësi Adama Soumaoro u përjashtua me karton direkt të kuq.

    Në pjesën e dytë, përkundër faktit se skuadra vendase ishin me një futbollist më pak, ata arritën që të befasojnë Milanin duke e barazuar rezultatin në 2-2, madje duke i shënuar dy golat brenda tre minutave, nëpërmjet një autogoli të Ibrahimovicit në minutën e 49-të, dhe golit tjetër të Musa Barrow në minutën e 52-të.

    Në minutën e 58-të, Bologna mbeti me dy futbollistë më pak në fushë pasi mesfushori Roberto Soriano u ndëshkua gjithashtu me karton direkt të kuq.

    “Rosonerët” vazhduan me sulmet e parreshtura por pa sukses, derisa heroi i “kuqezinjëve” doli të jetë mesfushori Ismael Bennacer i cili realizoi një gol të bukur nga distanca për t’i dhënë epërsinë skuadrës për 3-2 në minutën e 84-të, gjersa Zlatan Ibrahimovic arriti që të vuloste fitoren me golin e katërt të shënuar në minutën shtesë, nga një asist i Bennacer.

    Me këtë fitore Milani kryeson tabelën përkohësisht me 25 pikë të mbledhura, me tetë fitore e një barazim pas nëntë ndeshjeve të para.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!