“Rossoneri” janë në bisedime me Chelsean, po diskutohet edhe rroga e lojtarit. Përfaqësuesi francez e kishte kaluar një sezon në formë huazimi tek Milani
Është gjithnjë e më afër rikthimi i Tiemoue Bakayokos në Milan. Klubi italian është në negociata të avancuara me Chelsean për ta huazuar mesfushorin francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, 48 orët në vazhdim do të jenë vendimtare. Bakayoko e kishte një eksperiencë të shkurtër pozitive tek “Kuqezinjtë”, ku kishte luajtur në formë huazimi.
Më pas, në sezonin e fundit ai ishte huazuar në Napoli. Milani po bisedon po ashtu edhe me lojtarin dhe kampionin evropian rreth rrogës së 27 vjeçarit. Bakayoko do ta mirëpriste një eksperiencë të re në “San Siro”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.