Futbollisti brazilian, Eder Militao është prezantuar sot si futbollisti më i ri i klubit të Real Madridit.
Pasi u kthye nga Kombëtarja e Brazilit, atje ku u shpall fitues i Kupës së Amerikës, Militao u prezantua sot përpara publikut spanjoll, shkruan Reporteri.net
Militao u prit nga një numër jo shumë i madh i tifozëve në stadium, derisa më vonë ai mbajti edhe një konferencë për media.
Braziliani ndërpreu konferencën në gjysmë për shkak të lodhjes dhe nervozës që e kishte kapluar në ato momente.
“Jam nervoz”, tha ai përpara se të vinte dorën tek balli dhe të linte konferencën.
Ndryshe, Militao u transferua nga skuadra e Portos për një shumë rreth 50 milionë euro./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.