×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica do t’i bashkohet Kosovës në ndeshjet e shtatorit

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 12:13

    Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë tri ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shtator në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.


    Më 2 shtator, fillimisht, Kosova do të përballet me Gjeorgjinë si mysafire, kurse më 5 dhe 8 shtator, “Dardanët” presin në stadiumin “Fadil Vokrri” Greqinë, po ashtu dhe Spanjën.

    Gjatë ditës së djeshme, në shtypin anglez u raportua se klubet e Premierligës nuk do t’i lejojnë futbollistët t’iu bashkohen kombëtareve të tyre për ndeshjet e shtatorit shkaku i pandemisë COVID-19.

    Në bazë të kësaj, nënkuptohet se edhe lojtari Milot Rashica që luan për klubin anglez Norwich City, nuk do të mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e shtatorit.

    Mirëpo drejtori sportiv i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka konfirmuar se Rashica do të jetë në dispozicion të trajnerit Challandes për ndeshjet e radhës.

    “Kosova nuk është në listën e zezë të Mbretërisë së Bashkuar për rastet nga COVID-19, andaj Rashica do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e muajit mars”, ka thënë të mërkurën Muharrem Sahiti për FrontOnline.

    I pyetur në lidhje me atë se kur do të bëhet publike lista e futbollistëve të ftuar nga Kosova për ndeshjet e shtatorit, Sahiti tha:

    “Jemi duke pritur Challandesin të vie në Kosovë, besoj që shumë shpejt do të jetë këtu. Mendoj se ai e ka bërë listën, andaj mbetet ta presim që ta bëjë publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!