Milot Rashica ka refuzuar që t’i bashkohet Liverpoolit, pasi nuk preferon që të largohet nga Bundesliga
Ylli kosovar do të largohet nga Werder Bremen, por jo nga Bundesliga, dhe sipas të gjitha gjasave Leipzigu do të jetë klubi i ardhshëm, shkruan Reporteri.net
Sot në mediat angleze është raportuar se Rashica ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Liverpoolit, pasi preferon qëndrimin në Bundesliga.
He’s reportedly turned down #LFC to stay in the Bundesliga.
Transfer gossip from ??https://t.co/mAywrJacBM pic.twitter.com/DROGwgKcnm
— Liverpool FC News (@LivEchoLFC) July 15, 2020
Miloti që kohëve të fundit po qëndron në Kosovë ka bërë të ditur që agjenti i tij, Altin Lala është duke punuar për transferimin e radhës, që sipas mediave në Gjermani do të jetë në Leipzig.
Leipzig është në negociata me Werderin dhe po shikon mundësitë që ta transferojë ‘Raketën’ kosovare për një çmim rreth 20 milionë euro. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.