×
  • Sport
  • Sport

    Mirlind Daku shënon super gol në Rusi

    Reporteri
    12 Nëntor 2023 | 19:17

    Mirlind Daku gjen rrugën e rrjetës në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, pjesë e listës së Sylvinhos për duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, ka gjetur golin e tretë sezonal në kampionat.

    25-vjeçari realizoi golin e dytë të Rubin Kazan në transfertën ndaj Sochit.

     

    Ishte minuta e 66-të kur sulmuesi nga Gjilani tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente në hyrje të zonës. Rubin Kazan përkohësisht renditet në vendin e tetë me 22 pikë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!