×
  • Sport
  • Sport

    Mirlind Daku shkruan historinë në Superligë, thyen rekordin e Otto Johnit dhe Ahmed Januzit

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 16:21

    Sulmuesi gjilanas i Ballkanit, Mirlind Daku e ka thyer rekordin si golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, i cili është mbajtur nga Otto John dhe Ahmed Januzi deri më tani.


    Në kryendeshjen e sotme në stadiumin e qytetit në Gjilan, Ballkani është mysafir i Dritës, shkruan FrontOnline.

    Pas pjesës së parë, rezultati është baras 1:1, derisa golin për suharekasit e shënoi Mirlind Daku në minutën e 45-të.

    Ky ishte goli i 28-të për Dakun këtë edicion në elitën e futbollit të Kosovës.

    Ndryshe, Daku pritet të transferohet jashtë vendit pas përfundimit të këtij edicioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!