×
  • Sport
  • Sport

    Mjeku i klubit ku luan ylli kosovar bëri vetëvrasje pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 21:45

    Bernard Gonzalez, mjeku i klubit francez Stade de Reims ka bërë vetëvrasje pasi ka rezultuar pozitiv me Koronavirus


    Është vetë klubi francez që ka konfirmuar një lajm kaq të trishtë, shkruan Reporteri.net

    Gonzalez që ishte 60 vjeçar la një letër të detajuar pas vetëvrasjes duke sqaruar se ai ia privoi vetes jetën sepse vuante nga Koronavirusi.

    “Nuk kam fjalë, unë jam i tronditur”, ka shkruar presidenti i klubit Reims, Jean-Pierre Caillot.

    Ndryshe, te Reims luan ylli kosovar, Arbër Zeneli. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!