Luka Modric po përgatitet ta mbyllë një tjetër kapitull të karrierës së tij të jashtëzakonshme.
Mesfushori kroat do t’ju bashkohet shokëve të skuadrës së Real Madridit për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve.
E në ndërkohë, sot “magjistari” pritet t’i kryejë vizitat mjekësore me Milanin në vendin e tij të lindjes, në Kroaci, të cilat do ta transformojnë ato në një lojtar të ri të “Rossoneri”.
Ndërkohë, ai synon ta shijojë eksperiencën e fundit me “Los Blancos” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta fitojë edhe një trofe ekipor, para se t’ju bashkohet Kuqezinjve për sezonin 2025/26.
Në nivelin individual, Modric e ka fituar Topin e Artë në vitin 2018, gjithashtu ishte zgjedhur Futbollisti më i mirë i vitit në Botë nga FIFA dhe e kishte fituar çmimin e Lojtarit më të mirë të Vitit nga UEFA.
Gjithashtu, ka marrë pjesë 6 herë në ekipin ideal të vitit “FIFA FIFPro World” dhe është nominuar dy herë për mesfushorin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve.
Modric i ka zhvilluar 590 ndeshje me fanellën e Real Madridit duke i realizuar 43 gola.
Gjithashtu, e ka fituar një herë Topin e Artë dhe një herë Topin e Argjendtë në Botërorë të Klubeve.
Me Kombëtaren kroate, ai i ka zhvilluar 186 ndeshje duke e regjistruar një rekord absolut të paraqitjeve me ekipin kombëtar.
E ka fituar Topin e Artë në Botërorin 2018 dhe Topin e Bronztë në Botërorin 2022./Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.