Milani ia ka bërë edhe zyrtarisht ofertën Luka Modricit për t’iu bashkuar gjigantit italian.
Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano ka zbuluar detaje rreth kontratës së propozuar nga “Rossoneri” në drejtim të fituesit të Topit të Artë.
Gjithnjë sipas gazetarit sportiv italian, Kuqezinjtë ia kanë propozuar mesfushorit kroat një kontratë njëvjeçare, deri në qershor të vitit 2026, me opsion vazhdimin e saj për një vit tjetër, varësisht prej formës që do ta shfaqë lojtari, i cili në muajin shtator do t’i mbushë 40 vjet.
Modricit i është ofruar një rrogë prej 3,5 milionë eurosh, shumë e cila mund të rritet, varësisht prej arritjes së objektivave.
Gjiganti italian është në pritje të përgjigjes finale të ish-futbollistit të Tottenhamit dhe Real Madridit.
Gjithçka mund të vendoset sot pasi drejtori i ri sportiv, Igli Tare nuk e ka ndërmend të presë gjatë.
Modric i ka disa oferta, përfshirë këtu ato nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i përket atij të vendos nëse dëshiron të luajë ende në nivele të larta në Evropë apo jo. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.