×
  • Sport
  • Sport

    Modric pritet të nënshkruajë nesër me Milanin

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 23:43

    Sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, AC Milan është shumë pranë një goditjeje të madhe në merkato: Luka Modric.

    Klubi kuqezi është optimist se do të sigurojë firmën e mesfushorit kroat brenda ditës së nesërme, 4 qershor.

    Pas kontakteve pozitive mes palëve gjatë orëve të fundit, Modric ka dhënë “ok”-in e tij për transferimin në Milano.

    Ai ka dhënë një hapje të plotë për kalimin te Milan, vetëm pak ditë pasi zyrtarisht u largua nga Real Madrid, ku kaloi plot 13 vite dhe shkroi histori me fanellën e “Los Blancos”.

    Për 38-vjeçarin është gati një kontratë njëvjeçare që do ta rikthente në skenën e madhe të futbollit europian, këtë herë në Serie A./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!