×
  • Sport
  • Sport

    Moldavi-Kosovë luhet në stadiumin e Parmës?

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 23:12

    Moldavia do të jetë kundërshtarja e parë e Kombëtares së Kosovës në sezonin e dytë të Ligës së Kombeve, në Ligën C.


    Kjo ndeshje, e paraparë të luhet më 3 shtator, nuk do të zhvillohet në Moldavi.

    Moldavia është në mesin e shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe ka marrë leje nga FIFA që ndeshja të luhet jashtë territorit të tyre.

    Andaj është vendosur që kjo ndeshje të luhet në Itali, saktësisht në stadiumin e Parmës, ‘Ennio Tardini’.

    Deri më tani, nuk ka ndonjë informacion nëse tifozët do të mund të rikthehen në stadiume, por nëse ndodh një gjë e tillë, stadiumi me mundësi të mëdha do të jetë i mbushur me tifozë shqiptarë.

    Një histori e njëjtë për Kosovën kishte ndodhur edhe në kualifikimet për Kupën e Botës së vitit 2018, në përballjen kundër Ukrainës.

    Ukraina kishte kërkuar që ndeshjen kundër Kosovës ta luajë në Poloni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!