×
  • Sport
  • Sport

    Momenti i rëndë kur portieri i Sivassporit humb ndjenjat në fushë, u përplas me lojtarin e Besiktas

    Reporteri
    19 Gusht 2019 | 15:40

    Një moment i tmerrshëm ka ndodhur në një ndeshje në Superligën e Turqisë i cili kishte protagonist portierin e Sivasspor dhe një futbollist të Besiktasit.


    Portieri i Sivasspor, Mamadou Samassa doli nga porta e tij për ta kapur një top në ajër ndërsa u përplas me sulmuesin e Besiktas, Tyler Boyd, shkruan Reporteri.net

    Me të dy lojtarët që ishin të fokusuar në topin, sulmuesi i Besiktas zgjati këmbën dhe goditi Samassan.

    Kjo goditje la portierin të shtrirë për toke përpara se mjekët të reagonin për t’i dhënë ndihmën e parë.

    Samassa, 29-vjeçar, dukej qartë që ishte në dhimbje dhe doli jashtë fushës për të marrë trajtim të mëtutjeshëm.

    Por, duke folur për shokët e skuadrës, të cilët dukeshin të shqetësuar, ai humbi ndjenjat në fushë.

    Mjekët u treguan të shpejtë për ta rrotulluar për t’u siguruar që ai mos ta përpinte gjuhën./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!