×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Akil Gjakova mposht izraelitin për t’u shpallur kampion i Evropës

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 21:05

    Akil Gjakova është kampion i ri i Evropës në xhudo, duke e siguruar medaljen e artë në Lisbonë.


    Në finale, Akili e mposhti xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.

    Lufta ishte e ashpër teksa u desh “Golden Score” që të përcaktohej fituesi. Akili ishte më i vëmendshëm teksa fitoi me ‘wazari’ në kohën shtesë për të fituar të artën evropiane në kategorinë deri 73 kg.

    Për Akilin është suksesi më i madh në karrierën e tij deri më tani.
    Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka e cilësuar Akilin si “Mbreti i Evropës”.

    Kjo është medalja e parë elita për meshkuj, pas shumë medaljeve të fituara nga xhudistet tona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!