×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Fury bëri Muhammad Ali-n dhe ngriti në këmbë publikun me lëvizjet e mahnitshme

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 11:34

    Tyson Fury është duke marshuar sigurt rrugës për më të mirin e botës në peshat e rënda, pasi mposhti gjermanin Tom Schwarz me vetëm dy raunde.


    Britaniku dhe gjermani u ndeshën në Las Vegas në orët e hershme të mëngjesit të kohës sonë lokale, shkruan Reporteri.net

    Fury edhe njëherë tregoi forcën e tij dhe në të njejtën kohë tregoi se dueli ndaj Deontay Wilder ishte një gabim në gjykim i gjyqtarëve të ndeshjes.

    Në një moment të meçit, Tyson Fury na kujtoi të madhin Muhammad Ali kur kishte arritur t’iu shmangej më shumë se 20 goditjeve në vetëm pak sekonda.

    Fury arriti poashtu t’i shmangej 7 goditjeve brenda pak sekondave gjë që bëri që bota e boksit të thurrte lavde për të pamposhturin britanik, i cili nuk njeh humbje ende në karrierën e tij profesionale.

    Tani rruga që shpien tek Wilder për Furyn është pa asnjë pengesë pasi ky është kundërshtari i fundit për ‘The Gipsy King’ përpara rimeçit të shumëpritur më kampionin amerikan të peshave të rënda.

    Dueli ndërmjet tyre pritet të zhvillohet në vitin e ardhshëm./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!