×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Messi përshëndetet me bashkëlojtarët dhe stafin e Barcelonës

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 16:16

    Lionel Messi është përshëndetur përfundimisht me bashkëlojtarët e tij dhe stafin e Barcelonës, pas konferencës për shtyp të mbajtur në Camp Nou.


    Messi ka mbajtur konferencën për shtyp nga ora 12:00 në ambientet e stadiumit Camp Nou, ku emocionet ishin të mëdha pas lajmit për largimin e tij të enjten.

    Ylli argjentinas ka sqaruar gjithçka për vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona pas gati 20 viteve karrierë profesionale.

    Ai mes lotësh mezi dha lamtumirën e tij, teksa tha se shpreson që të kthehet një ditë dhe ta ndihmoj klubin “me të mirë në botë”.

    E gjithë konferenca e Messit u përshkua me emocione të mëdha, nga lotët deri tek duartrokitet, pyetjet për momentin më të mirë e deri tek e ardhmja.

    Megjithatë, edhe pjesa e fundit ishte e veçantë për yllin argjentinas.

    34-vjeçari u përshëndet përfundimisht me bashkëlojtarët e tij dhe stafin e Barcelonës, ku me shumicën nga ta kaloi shumë vite bashkë së bashku.

    Në fund, Messi e bëri një fotografi me të gjithë, së bashku me trofetë e fituara nga ditët e tij të para te Barcelona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!