×
  • Sport
  • Sport / Terrorizëm në Bruksel

    Momenti kur tifozët belgë në stadium brohorasin “Suedia”, pas vrasjes së dy tifozëve suedezë në Bruksel

    Reporteri
    16 Tetor 2023 | 23:38

    Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024, mes Belgjikës dhe Suedisë, u ndërpre të hënën pasi dy tifozë suedezë u qëlluan për vdekje, në Bruksel.

    Me t’u marrë vesh lajmi, kombëtarja e Suedisë vendosi ta ndalojë ndeshjen, vendim ky që u respektua edhe nga skuadra nikoqire, Belgjika, shkruan Reporteri.net.

    Lajmi nuk u prit mirë as nga tifozët. Mirëpo, kur kuptuan për ndodhinë, i gjithë stadiumi përnjëherësh, përfshi edhe tifozët belgë, kanë filluar të brohorasin “Suedia”.

     

    Siç raportoi BBC më herët, nga një video e publikuar në rrjete sociale dyshohet se dorasi ka folur arabisht dhe vrasjen e ka kryer “në emër të zotit”.

    Ky rast, nga autoritetet është kualifikuar si terrorizëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!