Shumë tifozë janë duke qëndruar para hotelit “Swiss Diamond” aty ku është stacionuar skuadre Milanit. Ata jan në pritje për t’u takuar me yjet kuqezi, skuadër që ka mijëra tifozë në Kosovë.
I pari që i ka përshëndetur nga afër tifozët kosovarë ka qenë portieri, Giggi Donnarumma. Kishte nga ata tifozë fatlum që morën edhe autografe.
Madhe, nga pamjet që ka publikuar RTV Dukagjini, një tifoz ia puth dorën Donnarummas.
Ndeshja Milan – Feronikeli zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo është hera e parë që në Kosovë vjen një skuadër kaq e madhe, një skuadër që e ka fituar shtate herë trofeun e Champions League.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.