×
  • Sport
  • Sport

    “Mora fjalë” ndez tifozët shqiptarë para ndeshjes, brohoritje të shumta për Kosovën dhe Adem Jasharin

    Reporteri
    12 Tetor 2023 | 19:29

    Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45.

    Nga mëngjesi i ditës së sotme, rrugët e Tiranës nisën të mbushen me tifozë – teksa nuk munguan edhe këngët e njohura patriotike.

    Një prej tyre që është shndërruar edhe në një himn është “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës, që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!