Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se Jose Mourinho i dërgoi mesazh para se të bëhej trajner i Romës.
Tekniku portugez gjithmonë qëndroi në lidhje të mirë me “Neurazzurët” që nga koha kur fitoi tripletën, transmeton lajmi.net.
Dje, Roma njoftoi se Mourniho është zyrtarisht trajneri i tyre, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
“Mourinho me dërgoi mesazh. Konkretisht si zakonisht. Tri fjalë. Nuk nevojitej më shumë. Ai shkroi: ‘Shihemi së shpejti’”.
Moratti tha se është i lumtur që ish trajneri i Interit është rikthyer në Seria A.
“Për pjesën time jam i lumtur për të. I thashë që do ta rikthejë atë mundësi për të. Është projekt i mirë, skuadër e mirë, tifozë të mirë, aventurë e mirë për drejtuesit e Romës”.
“Mourinho do t’ia dal mirë. Në të kaluarën se bashku kemi fituar gjithçka. Sezoni do mbetet i paharrueshëm”.
“Futbolli italian është edhe më i mirë me dikë si Mourinho. Ironia, inteligjenca, provokimet, prezantimet në media të tij janë speciale. Duhej rikthimi i tij”, përfundoi ai.
Ndërkohë, Mourinho do jetë në krye nga edicioni i ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.