×
  • Sport
  • Sport

    Morgan paralajmëron se sonte do të ketë zbulime të reja dhe mahnitëse nga intervista me Ronaldon

    Reporteri
    15 Nëntor 2022 | 20:09

    Gazetari, Piers Morgan, ka bërë një njoftim të ri rreth intervistës me Cristiano Ronaldon.

    Mbrëmjen e së dielës, një intervistë e tij me Ronaldon e ktheu botën e futbollit “përmbys”.

    Kjo intervistë tronditi thuajse të gjithë, por padyshim që më së shumti klubin e Manchester Unitedit.

    Në këtë intervistë, Ronaldo ishte i ashpër me drejtuesit e klubit, trajnerin Erik Ten Hag, dhe jo vetëm.

    Por, kjo intervistë nuk ka përfunduar ende. Piers Morgan ka njoftuar se sonte do të ketë zbulime të reja dhe mahnitëse, siç i cilëson ai.

    “Do të ketë zbulime të reja mahnitëse nga intervista ime me Cristianon në orën 22:00”, shkroi ai në “Twitter”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!