×
  • Sport
  • Sport

    Morina shfaqet i përlotur në deklaratën pas duelit me Drenicën: Tashmë nuk ka se kush më thërret pas ndeshjes

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 15:20

    Arbëria ka triumfuar në duelin e xhiros së 16-të përballë Drenicës, madje në mënyrë dramatike, pasi që golin e vetëm të fitores e ka gjetur në minutën e 89-të të ndeshjes.


    Me fitoren është ndarë tejet i kënaqur kryetrajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina, i cili është parë i emocionuar në deklaratën e tij pas ndeshjes.

    “Ndeshjen nuk e nisëm mirë dhe rrjedhimisht patëm një pjesë të parë jo të mirë. Në pjesën e dytë të lojës ndryshuam konceptin dhe mënyrën e lojës, me ç’rast erdhëm dhe deri te goli. Ndoshta edhe fati ishte në anën tonë, por këta djem e kanë merituar të kenë pak fat, pasi që nga ndeshja e parë gjithmonë kanë shfaqur më të mirën e tyre”, deklaroi fillimisht Morina, shkruan Gazetasheshi.com.

    “Jam i emocionuar sepse tashmë nuk ka se kush më thërret pas ndeshjes për të më pyetur se si shkoi ndeshja”, përfundoi i emocionuar deklaratën e tij Morina.

    Tashmë Arbëria ndodhet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 20 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!