×
  • Sport
  • Sport

    Mos aktivizimi i Shaqirit, shpërthejnë tifozët e Liverpoolit kundër Kloppit

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 21:04

    Tifozët e Liverpoolit kanë mbetur sërish të habitur me Jurgen Kloppin për vendimin për të mos e inkuadruar në lojë Shaqirin, ani pse “Redsat” ishin afër të dështonin.

    Ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, nuk u paraqit as në kryendeshjen e xhiros në Premierligë ndaj Tottenhamit duke nxitur sërish reagim të madh të tifozëve të “Të Kuqve”.

    Pavarësisht se ishte në formë të mirë, Shaqiri nuk është paraqitur për skuadrën e Jurgen Kloppit që nga 24 shkurti, në barazimin me Manchester Unitedin. Ai ka qenë në bankën rezervë në gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit, transmeton Express.

    Edhe pse Liverpooli fitoi 2-1 ndaj Tottenhamit, rrjeti social “Twitter” është mbushur me kritika për Kloppin pse nuk po e inkuadron Shaqirin.

    Tifozë të shumtë thonë se nuk po i kuptojnë arsyet pse reprezentuesi i Zvicrës nuk po luan fare.

    Në 21 paraqitje deri tash për Liverpoolin në Premierligë, Shaqiri ka shënuar gjashtë herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!