×
  • Sport
  • Sport

    MOS BËNI PLANE: Liga e kampionëve sonte ju sjellë dy super-ndeshje

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 16:21

    Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohen takimet e dyta të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.


    Liverpooli që është në disavatazhë nga loja e parë, kërkon që sot të bëjë befasinë nga stadiumi “Anfield”, shkruan Reporteri.net.

    Në takimin e parë në Spanjë, rezultati përfundimtar u vendos në 1:0 në të mirë të Atleticos, gjë që i jep përparësi djelmoshave të Simeones në këtë takim.

    Ndërkaq, ndeshja e dytë do të jetë ajo ndërmjet Paris SG dhe Dortmundi, ku takim i parë u mbyll në 2:1 në të mirë të skuadrës gjermane.

    Gjasat janë që parisienët ta rikthejnë rezultatin në favor për ta, por duke marrë parasysh sulmin dhe mbrojtjen e Dortmundi, Tuchel do ta ketë shumë të vështirë duelin e natës së sotme.

    Kujtojmë se Reporteri.net, do t’ju mbajë të informuar për çdo risi nga këto takime në kohë reale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!