×
  • Sport
  • Sport

    Mos keni më frikë nga goli, u kthye Herolind Shala

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 19:58

    Herolind Shala është i lumtur që është rikthyer përsëri në fushën e blertë pas një lëndimi muskulor që e la atë jashtë dy ndeshjeve të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020.

    Shala u rikthye në stërvitje të mërkurën, rreth tri javë pasi u lëndua gjatë një takimi me skuadrën e tij Valerengan.

    Mesfushori Shala e lëndoi muskulin e këmbës gjatë stërvitjeve me skuadrën e tij norvegjeze, Valerengan më 25 maj.

    Pas testeve mjekësore u bë e ditur se ai do të mungonte deri në tri javë.

    Si pasojë, 27-vjeçari nuk qe në gjendje t’i ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e Grupit A kualifikuese për EURO 2020, në barazimin 1:1 me Malin e Zi në Podgoricë dhe në triumfin historik 3:2 kundër Bullgarisë në Sofje.

    Ashtu siç është parashikuar, mesfushori kosovar u rikthye pas tri javësh, gjë për të cilën është i lumtur.

    “Jam i lumtur që jam rikthyer ta bëj atë që e dua më së shumti”, ka shkruar Shala në mbishkrimin e një fotografie të postuar në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, ku shihet në fushën e lojës me një top në dorë.

    Shala pritet të jetë ndihmesë e madhe për Bernard Challandes në mesfushën verdhekaltër në ndeshjet e shtatorit kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë në Grupin A kualifikues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!