Mosvet çfarë rezultati, Wolfsburg ia gërdit futbollin vashave të Mitrovicës

Wolfsburg e ka mposhtur me rezultat 10:0 Mitrovicën në Fadil Vokrri


Ndeshja e parë e e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve ndërmjet vashave të Mitrovicës dhe ëolfsburgut ka përfunduar në të mirë të gjermaneve, shkruan Reporteri.net

Skuadra e Mitrovicës u mposht keq me rezultat 10-0 nga Wolfsburgu, që shënoi tri herë në pjesën e parë dhe 7 herë në të dytën.

Harder realizoi tri gola, Claudia Neto dhe Maritz me nga dy dhe Rauch, Huth dhe Minde me nga një, i siguruan Wolfsburgut fitoren në Fadil Vokrri.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet më 25 shtator në Gjermani. /Reporteri.net/