Gabriel Barbola po kalon një formë shumë të mirë në Brazil te Flamengo ku është i huazuar nga Interi, por të njëjtën formë po kalon edhe jashtë fushave të lojës.
Prej kohësh sulmuesi i kombëtares braziliane ishte në një lidhje me motrën e Neymarit, Rafaella Santos, prej të cilës ishte ndarë disa javë më parë.
Historia mes tyre ka pasur disa ulje-ngritje, teksa duket se ata janë rikthyer përsëri me njëri-tjetrin.
Diçka të tillë e tregon vetë Gabriel Barbola, i cili i komenton Rafaellës në një foto në “Instagram” me një fytyrë me sy të dashuruar.
Pikërisht kjo tregon se ata të dy janë rikthyer përsëri dhe kanë nisur një romancë tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.