×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho drejt rikthimit në La Liga, agjenti në bisedime me gjigantin spanjoll

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 10:10

    Agjenti i Jose Mourinhos ka nisur bisedimet për të gjetur klubin e ri për klientin e tij.


    Mourniho u shkarkua nga Tottenham të hënën, por thuhet se mund të bëhet trajneri i ri i klubit të madh spanjoll, Valencia, përcjellë lajmi.net.

    Agjenti Jorge Mendes është në bisedime me Valencian, për të parë nëse arrihet ndonjë marrëveshje.

    Do ishte interesante të shihnim teknikun portugez të rikthyer në La Liga pas suksesit që ka kaluar te Real Madrid para disa viteve.

    Sidoqoftë, pas disa sezoneve të vështira te Spurs dhe Manchester United, ‘Special One’ nuk është duke u shikuar si ndër trajnerët më të mirë të lojës.

    Valencia në fund ndoshta do pranojë ta punësojë sepse është vështirë të refuzohet një trajner i kalibrit të Mourinhos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!