Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është ende në radarët e Romës, por reprezentuesi zviceran insiston se ai dëshiron të ‘të arrijë diçka të veçantë me Arsenalin’, përcjell Reporteri.net
Mesfushori shqiptar ishte objektivi prioritar i Mourinhos në verë, por Roma kurrë nuk ra dakord për tarifën e transferimit të lojtarit me Arsenalin pasi shtrëngoi duart me 29-vjeçarin për një kontratë katërvjeçare në Stadio Olimpico.
Reprezentuesi zviceran nënshkroi një zgjatje të kontratës me Topçinjtë në fund të gushtit, duke i dhënë fund ëndrrave të Romës për nënshkrimin e tij.
Mourinho do të jetë ende në kërkim të përforcimit të mesfushës gjatë verës, veçanërisht duke marrë parasysh largimin e mundshëm të Jordan Veretout.
Specialisti nuk ka hequr dorë nga Xhaka, por mesfushori i Arsenalit është i vendosur të qëndrojë në Arsenal deri në fund të kontratës së tij në vitin 2024.
“Nuk firmosa një kontratë të re vetëm për të shijuar kohën time këtu”, tha ai për Players’ Tribune.
“Dua të arrij diçka me këtë klub, diçka të veçantë. Para kësaj, unë nuk largohem.”
Xhaka nuk ka shënuar ende golin e tij të parë me Topçinjtë këtë sezon dhe nuk ka qenë një titullar i rregullt.
Ylli shqiptar ka grumbulluar vetëm 22 paraqitje në të gjitha garat, duke luajtur 1829 minuta.