×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho emocionohet në konferencë, gazetari i tha që babai ishte fans i flaktë i tij, portugezi i premton një fotografi

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 19:12

    Jose Mourinho ka pasur një moment emocionues në konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë


    Tottenhami nesër do të luajë me Shkëndijen e Tetovës në kuadër të kualifkueseve për Europa Ligë, shkruan Reporteri.net

    Kjo ndeshje do të zhvillohet në Shkup, derisa sot ka pasur një konferencë për shtyp.

    Igor Aleksandrovic, një gazetar që mori pjesë në konferencën të mbajtur me ‘Zoom’ ku kërkoi diçka nga Special One.

    “Përshëndetje trajner, kjo është mundësi unike që unë t’ju bëj dy pyetje dhe t’ju kërkoj një favor. Unë duhet të të pyes diçka në emër të babait tim. Ai nuk jeton më.

    “Një nga rastet kur ishte shumë i sëmurë më tha nëse kam ndonjë rast të të shoh, duhet të të kërkoj një fotografi me ty – pasi ai kishte respekt të madh për ju.

    “Nëse më lejoni një fotografi me ju, unë do ta fus në kornizë dhe do ta vendos në vendin e tij të përjetshëm të prehjes. Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a do të më lejoni ta bëj?”, pyeti gazetari.

    Portugezi, para se të përgjigjej në dy pyetjet e lidhura me futbollin tha: “Faleminderit shumë. Fotografia nuk kanë asnjë lidhje me rezultatin”.

    “Fotografia do të është e kryer, do ta bëjmë. Mund të na takoni para ndeshjes, ose ndoshta në hotel është më e lehtë. Nëse bëhet pas ndeshjes, pas ndeshjes. Nuk ka asnjë lidhje me rezultatin”.

    “Kënaqësia ime do të jetë të bëj fotografi me ty. Është nder për mua që babai juaj kishte respekt kaq të madh për mua. Nuk e meritoj këtë”, ka thënë Mourinho. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!