Jose Mourinho e ka cilësuar eleminimin nga Bayern Munich në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve si momentin më të keq në karrierën e tij të bujshme
Special One momenin më të vështirë në karrierë e ka pasur kur ishte trajner i Real Madridit, shkruan Reporteri.net
Bayern Munich e kishte eliminuar pas ekzekutimit të penaltive Realin e Mourinhos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kur në skuadër kishte yje si Ronaldo, Kaka e Ramos.
“Nëse do të më duhej të zgjidhja momentin më të trishtuar të karrierës sime, është eleminimi kur isha trajner i Real Madridit,” ka thënë Mourinho.
“Ne ishim ekipi më i mirë në Evropë, e kishim fituar kampionatin me rekord pikësh dhe golash të shënuar. Do ta kishim fituar finalen e Championsit, po të shkonim atje, nuk kam asnjë dyshim për këtë.
“Gjëja më e tmerrshme është se për penaltitë zgjodha Ronaldon, Kakan dhe Ramosin. Atë natë bënë gabime, është diçka që më ka fundosur,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.