Rikthimi i sulmuesit Gareth Bale te Tottenhami nuk ka qenë aq i suksesshëm dhe trajneri Jose Mourinho ka nisur të humb durimin.
Uellsiani nënshkroi me Spurs verën e kaluar në formë huazimi, ngase nuk kishte vend në projektin e Zinedine Zidanes, transmeton lajmi.net.
Pas lidhjeve jo të mira me Zidanen, tani është Mourinho që nuk është duke pasur durim nga forma e lojtarit.
Gjatë stërvitjes së fundit, tekniku portugez u dëgjua duke e pyetur lojtarin se nëse dëshiron qëndrimin në Angli apo rikthimin në “Santiago Bernabeu”.
“A do të qëndrosh këtu? Ose shko te Real Madridi dhe mos luaj fare futboll”, tha Mourinho, videoja e të cilit ishte shpërndarë në televizionin e Spurs.
31-vjeçari ka bërë katër paraqitje në Premierligë këtë edicion duke shënuar vetëm një gol.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.