×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho me plane për Bayernin 

    Reporteri
    12 Shkurt 2024 | 21:27

    Jose Mourinho raportohet se është i interesuar që të zëvendësojë Thomas Tuchelin si menaxher i Bayern Munichut.  

    61-vjeçari është i papunë pas shkarkimit nga Roma në muajin e kaluar, duke i dhënë fund qëndrimit dyvjeçar në Serie A. 

    Mourinho është lidhur me kthimin në Premier Ligë, dhe gjatë javës së kaluar ishte raportuar se portugezi kishte “punë të papërfunduara” te Manchester Unitedi.  

    Emri i portugezit është përmendur edhe si zëvendësues i Xavit te Barcelona në fund të këtij sezoni, por gazeta gjermane Bild ka raportuar se Mourinho dëshiron postin e trajnerit te Bayerni. 

    Gazeta gjermane ka shkruar se portugezi ka nisur të mësojë gjuhën gjermane.  

    Interesimi i Mourinhos për Bayernin është bërë në kohën kur Tucheli është në presion të madh shkaku i rezultateve të dobëta. 

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!