×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho ndërhyn në intervistën e Heung-Min Son, kjo është shakaja që bën

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 22:45

    Tottenham Hotspur arriti fitore në momentet e fundit ndaj Aston Villas (3-2) në Villa Park duke u ngritur në pozitën e pestë në tabelë.


    Toby Alderweireld e nisi me autogol (9’), pastaj e neutralizoi atë duke shënuar edhe në portën kundërshtare (27’) duke i barazuar shifrat.

    Son Heung-min shënoi në fund të pjesës së parë (45’+2), pasi e përmirësoi gabimin nga penalltia që e mbrojti Pepe Reina. Në gjysmën e dytë barazoi Bjorn Engels (53’), mirëpo në fund të takimit (90’+4) ishte sërish Son që e shënoi golin e fitores.

    Dhe duke qenë lojtari vendimtar i sfidës, gazetarët e kanë pritur për ta intervistuar pas takimit, ndërsa Jose Mourinho ka ndërhyrë në stilin e tij, transmeton Telegrafi.

    Derisa jugkoreani po fliste, trajneri ka thënë me shaka: “Jeni duke biseduar për golat që i shënoi apo golat që i humbi?”.

    Të dy e morën në frymën pozitive dhe duke qeshur, portugezi u largua, ndërsa lojtari e vazhdoi intervistën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!