Sonte Tottenhami e pret Liverpoolin në shtëpi në ndeshjen derbi të xhiros së 20-të në Premier Ligë
Jose Mourinho ka folur për Jurgen Kloppin, duke thënë se nuk e ka shok, si dhe portugezi pretendon se trajnert tjerë nuk po trajtohen njëjtë si ai, shkruan Repoteri.net
“Ajo që mund të them është se, kur nuk u solla mirë, e pagova çmimin.Unë e pagova çmimin në dy mënyra: njëra ishte të shihja ndeshje në TV, në dhomën e zhveshjes, ndërsa tjetra ishin gjobat e mëdha. Personalisht mendoj se për disa nga kolegët e tjerë nuk ndodh njësoj,” ka thënë Mourinho.
“Nuk ndodh njësoj me ta. Unë nuk jam mik i Jurgen, sepse kurrë nuk kam pasur kohë të rri me të. Kur nuk e njeh mirë personin, s’mund të thuash shumë gjëra të tipit “më pëlqen, ai është shoku im” apo “nuk më pëlqen, nuk është shoku im”.
“Me Jurgen rrimë pesë minuta para ndeshjeve direkte dhe pesë minuta pas tyre.Ajo që mund të them për të është se e shoh si koleg, që unë e respektoj, me të cilin nuk kam asnjë problem. Dhe besoj se ai është në të njëjtin raport me mua. Asnjë problem fare,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.