Pandemia e koronavirusit mund të shpëtojë sezonin e Tottenham nëse realizohet skenari i rastit më të keq dhe sezoni i Premierligës shpallet i pavlefshëm.
Megjithë zëvendësimin e Mauricio Pochettino me Jose Mourinho pas një fillimi të dobët të sezonit, gjërat nuk kanë shkuar mirë për londinezët dhe ata aktualisht zënë vendin e tetë në tabelë, shtatë pikë larg katër skuadrave të parave.
I gjithë futbolli në Angli është pezulluar deri më 30 prill, me një rifillim që duket jashtëzakonisht i pamundur për momentin.
Por lojtarët e Tottenham duket se do të rikthehen në stërvitje pasi Mourinho po planifikon një stërvitje Live përmes internetit.
Stafi i trainerëve ka qenë në kontakt të rregullt me skuadrën gjatë dy javëve të fundit, por tani dëshirojnë të rritin nivelet e tyre të ndërveprimit.
Përveç seancave të stërvitjes live, lojtarët e dëmtuar të Tottenham po bëjnë gjithashtu video-seanca me fizioterapeutët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.