×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho përdor statistika të rreme për ta mbrojtur veten

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 10:14

    Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka tentuar t’i kundërpërgjigjet Paul Mersonit lidhur me menaxhimin që po ia bën sulmuesit Harry Kane, i cili s’e ka vazhduar formën e mirë si golashënues nën drejtimin e portugezit.


    Megjithatë, Mourinho tentoi ta mbrojë veten duke e krahasuar anglezin me ish-sulmuesit e tij, duke përdorur statistika të rreme.

    Jose Mourinho është bërë i njohur shpeshherë për fjalimet e tij kritike në konferencat për shtyp gjatë viteve të fundit, transmeton Express.

    Në vitin 2017 kishte folur se si gjyqtarët kanë agjendë kundër Chelseat të tij, e kishte ofenduar vetë klubin e tij, Manchester Unitedin, pasi kishte pësuar disfatë kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve, dhe së fundi kur u kishte kërkuar gazetarëve ta respektojnë atë sepse i ka tre medalje të arta të Premierligës.

    Megjithatë, fjalimi i tij i fundit në një konferencë për shtyp nuk u bë i famshëm shkaku i eksplozivitetit të tij, por pasi që ai i ekzagjeroi statistikat.

    Pasi analisti i Sky Sports Paul Merson e kritikoi portugezin duke thënë se po e çon poshtë sulmuesin anglez Kane, i cili i ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje për Mourinhon, mirëpo që është kritikuar shkaku i paraqitjes së tij kundër Manchester Unitedit.

    Mourinho iu përgjigj Mersonit duke thënë se ai di si duhet t’i menaxhojë sulmuesit, duke përmendur statistika për ish-sulmuesit e tij – Didier Drogba, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Diego Milito dhe Zlatan Ibrahimovic – statistika që ishin të rreme.

    Trajneri i Tottenhamit tha se në katër sezonet sa e kishte menaxhuar Drogbën, sulmuesi i kishte shënuar 186 gola. Megjithatë, Drogba i kishte shënuar gjithsej 164 në të gjithë karrierën e tij me Chelsean, ndërsa vetëm 73 prej tyre me Mourinhon.

    Mourinho gjithashtu përdori statistika të pasakta kur foli për Zlatanin, pasi që tha se i kishte kaluar vetëm një sezon e gjysmë me sulmuesin veteran, përderisa me të kishte qenë për më shumë se 100 ndeshje përgjatë tre sezoneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!