Shkodran Mustafi ka më shumë se dy muaj që është një futbollist i lirë.
Mbrojtësi shqiptar ishte pjesë e Schalke 04 nga janari deri në qershor, por pas largimit nga elita e futbollit gjerman të klubit ai është larguar.
Shumë skuadra të njohura evropiane e kanë kërkuar shqiptarin, por deri më tani nuk ka arritur asnjëra marrëveshje.
Levante, Celta Vigo, Genoa, Fiorentina, Fenerbahce, Gotzepe e Besiktas kanë qenë skuadrat e interesuara për lojtarin.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti italian Roma, që është në kërkim të një mbrojtësi.
Jose Mourinho dëshiron një mbrojtës të katërt qendre dhe Mustafi po shikohet si zgjidhja ideale.
Shqiptari mund të bashkohet me Giallorosët si transferim i lirë derisa në kryeqytetin italian po diskutohet afrimi i tij.
Sigurisht që për mbrojtësin shqiptar kalimi te Roma do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.
29-vjeçari ka një karrierë të pasur pasi më parë ka luajtur edhe te Hamburgu, Evertoni, Sampdoria, Valencia e Arsenali.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.