×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho sonte debuton në stolin e Romës në ndeshje zyrtare, si do të luaj ‘Special One’

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 10:52

    Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Romës dhe është bërë tanimë gati për ndeshjen e parë zyrtare.


    Giallorosët do të luajnë në ‘Play-Off’-in e Ligës së Konferencës, ku përballë kanë skuadrën turke Trabzonspor.

    Pikërisht ndeshja në Turqi përballë Trabzonsporit do të jetë e para zyrtare e Mourinhos në drejtimin e Romës.

    Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:30 në Medical Park Arena të Trabzonit.

    ‘Special One’ do të luaj me formacionin 4-2-3-1, ku në këtë takim do të duhet të bëjë pa dy anglezët, Chris Smalling e lënduar dhe Tammy Abraham i cili nuk ka të drejtë loje.

    Në portë do të jetë Rui Patricio, derisa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Rick Karsdorp, Gianluca Mancini, Roger Ibanez dhe Vina.

    Bryan Cristante dhe Jordan Veretout do të jenë mesfushor të qendrës, derisa Nicolo Zaniolo, Lorenzo Pellegrini e Henrikh Mkhitaryan do ta mbështesin Eldor Shomurodovin në sulm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!