Edhe pse ka punuar me Cristiano Ronaldon në Real Madrid, trajneri aktual i Tottenhamit, Jose Mourinho nuk e bën krahasimin në mes Messit dhe CR7.
Për shumë fansa të futbollitë, është krijuar ideja së cili nga këta dy futbollist është më i mirë, dhe dëshira e tyre është që ta degjojnë edhe nga trajnerë profesionist, se Ronaldo apo Messi është më i miri i të gjitha kohërave, shkruan Reporteri.net.
Edhe pse të dy sëbashku kanë fituar 11’të “Topa të Artë”, Mourinhos nuk i lë fare përshtypje kjo pjesë, pasi ai zgjedh fenomoeni si lojtarin më të mirë që ai ka takuar ndonjëherë.
“Ronaldo, El Fenomeno”, tha Mourinho për LiveScore. “Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi kanë pasur karrierë më të gjatë, ata kanë mbetur në krye çdo ditë për 15 vjet”.
“Fenomenit lëndimet ia vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ai djalë 19-vjeçar ishte diçka e jashtëzakonshme”, tregoi Mourinho.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.