Në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë filluar ndryshimet.
Pas rezultateve jo të mira në vitin 2020 është përfolur që do të ketë ndryshime edhe tek trajnerët e ndihmësit e tyre.
Tek kombëtarja A trajneri Bernard Challandes nuk do të largohet, por ndihmësi i tij me shumë gjasë nuk do të jetë më në bankinën e “Dardanëve”.
Burimet e GazetaBlic Sport mësojnë se Muharrem Sahiti nuk do të jetë më ndihmës-trajner i kombëtares A, megjithatë ai do të mbetet i punësuar në Federatën e Futbollit të Kosovës. Aktualisht nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, por së shpejti pritet që Sahiti të marrë postin e drejtorit të Përfaqësueses.
Muharrem Sahitin tha se aktualisht nuk është marrur ndonjë vendim, por mirëpret çfarëdo lloj vendimi të bordit të FFK’së.
“Ka mundësi, është përfolur që mund të ketë ndryshime. Kur të mblidhet bordi, do të vendoset, por aktualisht s’ka diçka konkrete. Është folur që mund të ketë diçka”, tha Sahiti për ‘GazetaBlic Sport’.
Në Federatën e Futbollit të Kosovës do të punësohet edhe ish-trajneri i kombëtares, Albert Bunjaki
Ai pritet të marrë rolin si zyrtar per licensimin e klubeve në Evropë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.