Kosova sonte e mposhti Moldavinë me rezultat minimal 1-0
Lirim Kastrati shënoi golin e vetëm në minutën e 31-të, dhe kështu Kosova mbeti në Ligën C, shkruan Reporteri.net
Pas ndeshjes Muharrem Sahiti e ka vlerësuar këtë fitore si shumë të rëndësishme dhe ia ka dedikuar Bernard Challandesit, i cili vazhdon të jetë i infektuar me COVID-19.
“Shumë fitore e rëndësishme. Kjo na është nevojit. Ndoshta erdhi në momentin ma të mirë. Nëse i marrim tri ndeshje për një javë ka qenë vështirë për këta futbollistë, por jemi të kënaqur me fitore,” ka thënë Sahiti pas ndeshjes.
“Patëm raste, patëm mundësi, nuk i shfrytëzuam dhe më pas na u vësthirësun gjërat pas kartonit të kuq, por ky është futbolli.
“Kjo fitore i dedikohet Bernardit, të cilit i urojmë shërim të shpejt,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.