Real Madrid dhe Luka Modric (35 vjeç) do të vazhdojnë rrugën së bashku për të paktën një sezon më shumë.
Të dy palët kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës që do ta mbaje kroatin në klub deri në vitin 2022 dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar nga Real Madridi.
Paraqitja e shkëlqyeshme që ka pasur 35-vjeçari e ka bindur klubin, që ka muaj që tenton të arrijë marrëveshje me Lukitën, raporton AS.
Nga ana e Modric, ai ka qenë gjithmonë i gatshëm të vazhdojë karrierën e tij me Los Blancos.
Ai e ka treguar këtë duke pranuar uljen e pagës që klubi i ka propozuar atij për të zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme problemet ekonomike që ka sjellur pandemia.
Me këtë rinovim, është konfirmuar që Modric do të luajë sezonin e tij të dhjetë në Madrid.
Ai do të jetë në “Santiago Bernabeu” deri të paktën kur t’i mbushë 36 vjet.
Që nga ardhja e tij në 2012 nga Tottenham (kur u ble për 35 milionë euro) ai ka fituar dashurinë e Real Madridit duke luajtur futboll të bukur.
Në total. ai ka bërë 383 paraqitje me Los Blancos, ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 61 asistime.
Ai ka fituar katër Champions League, dy LaLiga, një Kupë të Mbretit, katër Botërore të Klubeve dhe shumë trofe të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.